Që nga fillimi i pushtimit të plotë të Rusisë, oficerët e policisë kanë hapur 41,648 procedime penale mbi faktet e krimeve të kryera nga ushtria ruse dhe bashkëpunëtorët e tyre në territorin e Ukrainës, sjkruan Ukrinform, përcjell Fol Drejt.
Sipas Ukrinform, kjo është bërë e ditur nga shërbimi për shtyp i Policisë Kombëtare.
Në veçanti, forcat e rendit regjistruan 30,639 raste në lidhje me shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës, 8,988 – cenim të integritetit territorial dhe paprekshmërisë së Ukrainës, 1,884 – aktivitete bashkëpunuese.
Gjithashtu, 88 raste janë ngritur për tradhti të lartë dhe 37 raste për sabotim.
Në territoret e çliruara nga pushtuesit, forcat e rendit gjetën 34 vende ku qytetarët u ndaluan dhe torturoheshin ilegalisht.
Në territoret e çliruara të rajoneve Sumy, Chernihiv, Kiev, Kharkiv, Donetsk dhe Kherson, forcat e rendit gjetën 34 vende ku rusët kishin ndaluar dhe torturuar ilegalisht shtetas ukrainas. /FolDrejt/