Platforma qeveritare Superpuna përmban 6,785 vende të lira pune.
Kështu ka njoftuar Agjencia e Punësimit përmes një postimi, përcjell Fol Drejt.
Derisa rreth 10 ditë më parë ka qenë ministri i Financave Hekuran Murati që ka bërë të ditur se përmes kësaj platformë janë punësuar 1,994 të rinj, mbi 51 përqind prej tyre vajza.
Superpuna është platformë që takon punëdhënësit dhe ata që janë të gatshëm për punë nga mosha 18-25 vjet./FolDrejt/