Më shumë se 700 civilë janë vrarë në qytetin verior të Chernihiv, tha kreu i këshillit të qytetit Oleksandr Lomako për BBC.
Tre javë pasi trupat ruse u tërhoqën nga qytete, varre të reja po gërmohen në varrezat kryesore, transmeton Fol Drejt.
Dy fusha janë plot me varre dhe një e tretë po gërmohet, raporton BBC.
Rreth ¼ e varreve kishin lule dhe sende të tjera të vendosura nga të afërmit e tyre, ndërsa pjesa tjetër vetëm pllaka në shkopinj druri ku ishin të shënuar emrat, datat e lindjes dhe vdekjes.
“Ishin njerëz paqësorë”, tha një grua, e cila po kërkonte varret e së motrës dhe bashkëshortit të saj, të cilët u vramë gjatë bombardimeve.
Ajo nuk e di nëse trupat e tyre janë gjetur dhe nëse po, ku janë varrosur./FolDrejt/