Më shumë se tetë milionë ukrainas janë detyruar të largohen nga Ukraina që nga shpërthimi i luftës, thotë agjencia e OKB-së për refugjatët, kriza më e madhe e refugjatëve në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, njofton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Polonia fqinje pret pjesën më të madhe të këtyre refugjatëve, me më shumë se 1.5 milion prej tyre.
Më shumë se pesë milionë njerëz janë zhvendosur brenda vendit.
Moska thotë se pesë milionë njerëz të tjerë kanë kërkuar strehim në Rusi, megjithëse Kievi ka akuzuar rusët për kryerjen e “evakuimeve të detyruara”./FolDrejt/