Ndërsa qasja në ujë të pijshëm të pastër bëhet më e vështirë në shumë pjesë të botës, një kompani po përdor teknologji inovative për të ndihmuar në zgjidhjen e problemit për komunitetet që kanë mungesë uji të pijshëm në Shtetet e Bashkuara.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, uji i pijshëm i sigurt është një burim jetik që nuk është i disponueshëm për një në tre njerëz në mbarë botën.
Kjo përfshin më shumë se dy milionë amerikanë që jetojnë pa ujë të rrjedhshëm, dhe kjo është diçka që organizata jofitimprurëse Digdip po përpiqet ta zgjidhë, raporton Zëri i Amerikës, transmeton Fol Drejt.