Mbi njëmijë çokollata me afat të ndryshuar të skadimit janë gjetur në Prishtinë.
Ato janë gjetur të premten rreth orës 20, në një depo të një marketi në kryeqytet, përcjell Fol Drejt.
“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Prishtinë, në bashkëpunim me Inspektoratin e AUVK (Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës) dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, në depon për furnizim me shumicë të artikujve ushqimor, pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, kanë gjetur gjithsejtë 1031 çokollata në të cilat dyshohet se ka pasur ndërhyrje (falsifikim) në datën e përdorimit”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, përcjell Fol Drejt.
Policia ka njoftuar se ka sekuestruar aparatin i cili është përdorur për ndryshimin e afatit të përdorimit./FolDrejt/