Fabrikat e reja të prodhimit të vaksinave në Gjermani dhe Holandë pritet të përshpejtojnë furnizimin me vaksinën, shpreson BE. Ndalimi i eksportit për Britaninë e Madhe konsiderohet madje si hap i vonuar.
Fabrika e vaksinës “Halix” në Leiden, Holandë arriti të premten e kaluar të marrë nga Agjencia Europiane e Medikamenteve, EMA lejen për prodhim. Në Leiden koncerni “AstraZeneca” prodhon prej javësh me intensitet të lartë, por certifikimin për këtë fabrikë koncerni suedezo-britanik e kishte kërkuar me vonesë tek EMA. Pse ka ndodhur kjo, nuk dinin të jepnin përgjigje as funksionarët e BE.