Me uniformën e departamentit të policisë së Nju Jorkut dhe me një Gjysmëhënë në krah, është fotografuar imami i njohur shqiptar Tahir Kukaj, i cili në 24 qershor 2019 u zgjodh si përfaqësuesi kryesor i detyrave islame në policinë e Nju Jorkut ose siç njihet ndryshe NYPD Muslim Chaplin.
“Unë jam i nderuar që jam anëtar i Departamentit më të Mirë të Policisë në Botë. Faleminderit për besimin dhe mundësinë, unë jam duke kërkuar për të shërbyer qytetin më të mirë në botë në qytetin e Nju Jork së bashku me Departamentin më të mirë të Policisë në Botë. Lutjet tuaja!.” shkruan mes tjerash në rrjetet sociale Kukaj, përcjell foldrejt.com.
Në fjalën e betimit të marrjes së detyrës së re, ai falenderoi mes tjerash edhe Qendrën Islame Kulturore Shqiptare, kolegët nga besimet e tjera fetare, të cilët i kanë qëndruar pranë dhe e kanë mbështetur.
Vlen të theksohet sy ky post merret përherë të parë nga një Imam shqiptar, në historinë e emigracionit shqiptar në SHBA, çka tregon edhe përkrahjen e madhe që ka marrë Dr. Tahir Kukaj nga dhjetra qendra Islame në Nju Jork, të cilat natyrisht dhe ia mundësuan këtë detyrë të re NYPD.
Përndryshe në qershor të 2019 Kukaj u shpall gjithashtu edhe ndër 100 personat më me influencë në State Island.
Dikur familja e tij ishte e nëpërkëmbur nga regjimi komunist në Jugosllavi, tani si imam në SHBA, Kukaj po gjen vetëveten dhe po ushtron më së miri detyën e tij të imamit./Foldrejt.com