Në nder të liderëve të Bashkimit Evropian dhe atyre të Ballkanit Perëndimor që ndodhen sot në Tiranë, janë organizuar aktivitete të ndryshme, shkruan abcnews, transmeton Fol Drejt.
Ansambli Popullor, me veshje tradicionale dhe këngë patriotike ka kërcyer përballë liderëve evropianë të cilët me telefona në duar nuk kanë hezituar që të filmojnë vallet shqiptare.
Në Tiranë sot, (06.12) zhvillon punimet samiti BE-Ballkan Perëndimor,(BP) i pari që zhvillohet në një vend jo anëtar të BE dhe në rajonin e Ballkanit.
Burime zyrtare nga Këshilli Europian (KE) bëjnë me dije që ky samit është “pjesë e zbatimit të axhendës strategjike 2019-2024 të këtij Këshilli”. “Samiti është një mundësi për të rikonfirmuar rëndësinë e madhe të partneritetit strategjik mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor (BP), këtij rajoni me një perspektivë të qartë europiane”, thekson zyra e shtypit e KE.
Shtatë janë çështjet më thelbësore që do të diskutohen në Samit. Megjithatë kryetema e këtij takimi do të jetë lufta në Ukrainë, dhe pasojat negative të krizës energjetike në Ballkanin Perëndimor.
-sulmet kibernetike, përfshi shqetësimin për shtimin e emigracionit të paligjshëm drejt vendeve të BE-së;
– pasojat e agresionit rus në Ukrainë;
-intensifikimi politik dhe politikat e zgjerimit;
-shtimi i ndërtimit të sigurisë nga influencat e huaja;
– pasojat e agresionit rus në Ukrainë;
-intensifikimi politik dhe politikat e zgjerimit;
-shtimi i ndërtimit të sigurisë nga influencat e huaja;/FolDrejt/