Në konferencën e mbajtur sot, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i ka ndërlidhur zhvillimet në veri, me negociatat që Kosova është duke i zhvilluar me Serbinë, shkruan Fol Drejt.
Kryeministri Kurti ka sqaruar se ende nuk ka marr ftesë nga kryediplomati evropian, Josep Borrell, për takimin me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, sepse përndryshe do t’i përgjigjej ftesës.
“Me presidenti Vuçiq është dashur të takohemi më 19 korrik, por ai ka kërkuar të shtyhet ai takim për fund të muajit gusht. Mbase ka qenë i zënë me përgatitjet e asaj që ndodhi dje, sepse ne është dashur të takohemi më 19 korrik.”
Ai ka thënë se është i gatshëm kurdo që t’i vijë ftesa, për takimin e radhës./FolDrjet/