Ushtria kombëtare e ishullit amerikan Havai, të cilët janë stacionuar në Kosovë, kanë shpërndarë pak aloha në fillim të këtij muaji.
Ushtarët amerikanë të ndihmuar nga policët lokalë organizuan evenimentin “Toys of Aloha”, ku shpërndanë qindra dhurata për studentët në nevojë. Poashtu ata grumbulluan më shumë se 500 dhurata për fëmijët, shkruan mes tjerash media amerikane hawaiinewsnow.com.
Aloha është një fjala havaiane që përdoret kur ndokush ndan një dhuratë me ndokënd tjetër.
“Ne e quajmë shpirti aloha çdo gjë që sjell sëbashku, veçanërisht fëmijët. Kur ndihmon një fëmijë të gjejë buzëqeshjen, atëherë ju thjesht keni bërë ditën tuaj të lumtur,” tha koloneli amerikan Michael Caraang, përcjell foldrejt.com.
Është hera e parë që anëtarët e ushtrisë amerikane organizojnë sëbashku me policët e Kosovës që eveniment të tillë. Ata shpresojnë që këto organizime të bëhen edhe në të ardhmen./foldrejt.com