Shkencëtarët e gjuhës janë të bashkuar: fjala “arnaut” në gjuhët sllave ka prejardhjen nga turqishtja (Arnavutlar, SHP. Arnavut), të cilët turqit i emërtonin “shqiptarët” ose njerëzit nga Shqipëria, shkruan media austriake kosmo.at.
Ka edhe disa ekspertë tjerë, të cilët mendojnë se koncepti arnaut rrjedh nga greqishtja „arnabitis“, nga etimologjia „arvanikos“, „arbanikos“, „alvanikos“, „arvaniti“, „arvanitas“, që edhe sot e kësaj dite shqiptarët emërtohen nga grekët.
Arnaut = shqiptar?
Interesante është se edhepse etimologjikisht “arnaut” lidhet sigurisht me “shqiptarët”, sot shumë pak familje në Shqipëri kanë këtë mbiemër. Por në anën tjetër, në Ballkanin e dominuar nga sllavët ka plot mbiemra të formave si: Arnautalić, Arnautovski ose edhe si futbollisti austriak Arnautović.
Ka një mendim se edhe sllavët e shqiptarizuar gjatë Perndorisë Osmane, më vonë janë quajtur “arnaut”.
Në Bosnjë dhe Hercegovinë ka edhe një fshat me mbiemrin Arnautovići.
Sufiksi sllav -ski, ov ose -vic, vetëm tregon se ata kanë origjinën nga ndonjë pjesë shqiptare./Foldrejt.com