Të dashur austriakë: tash veproni më ngadalë. Çdo vit udhëtoni drejt Kroacisë, Sllovenisë ose Italisë. A nuk është monotone? Besoni në diçka tjetër dhe bëhuni më të guximshëm. Çfarë nëse kërkoni një rivierë tjetër? Si do ishte nëse do shkonit në Shqipëri?, shkruan fillimisht media austriake “Kleine Zeitung”.
Më pas në artikullin e të përditshmes austriake përmendet se Shqipëria është vend i sigurt, pasi jo më kot banorët nga e gjitha bota dynden drejt bukurive të Shqipërisë si në Tiranë, Sarandë e Ksamil, dy detërat Jon dhe Adriatik në Vlorë, për t’u kthyer më pas te Syri i Kaltër, dhe në fund vendet kulturore të mbrojtura nga UNESCO si Butrinti, përcjell foldrejt.com.
“Bye Mallorca, zdravo Hrvaska, Hasta luego Ibiza. Por zak zak. Riviera shqiptare është noviteti dhe atraktiviteti i ri,” shkruan në fund e përditshmja austriake. “ La Dolce Vita. Por shqip”./Foldrejt.com