Një ndër mediat më të lexuara austriake Kurier.at, së fundi ka shkruar për atë që e kanë paralajmëruar edhe shumë media tjera perëndimore: për luftën zgjedhore amerikane mbi Ballkan.
Me titullin e artikullit: “Çfarë kërkon Trump në Kosovë?”, media austriake thekson se i dërguari special amerikan Richard Grenell, kërkon më çdo kusht një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës përpara vjeshtës, që ta shfrytëzojë për fushatë ose si sukses në diplomacinë e jashtme presidenti Donald Trump.
Përballë një kundërshtari të fortë si Joe Biden, Trump ka nevojë për fushatë të suksesshme dhe të përgatitur mirë.
Nga kjo mund të kuptohet se nga vjen kriza qeveritare në mes të krizës korona. Diplomati Grenell duhet të ketë ndihmuar në rrëzimin e qeverisë kosovare, shkruan më tutje media austriake./Foldrejt.com