Për vdekjen e diplomatit të njohur austriak Albert Rohan nuk janë shqetësuar vetëm banorët e Kosovës, por edhe të gjitha ata në Perëndim që akoma besojnë në vlerat liberal demokratike të Bashkimit Europian.
Rohan ishte një mik i Kosovës europiane, është titulli i gazetës austriake Der Standard, përcjell foldrejt.com. Edhe në mes të prillit 2019, pak kohë se të ndërronte jetë, Rohani ju kundërvy idesë së ndarjes së Kosovës.
“Popujt e Ballkanit duhet të kenë guximin për të tejkaluar idetë mesjetare dhe të jetojnë në shoqëri multi-etnike,” tha ai rreth korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, duke shtuar se kjo mund të ishte shtysë për “destabilizim”.
Me këtë Albert Rohan ishte kategorikisht kundër ish kancelarit austriak Sebastian Kurz dhe presidentit Alexander Van der Bellen – u ndikuan nga popullistët pro-rusë të FPÖ që të mos kundërshtonin ndarjen e Kosovës, përcjell foldrejt.com.
Në 2009 Rohan me të drejtë u shpërblye edhe me titullin më të lartë të Republikës së Kosovës – Pavarësia. Atëkohë ai tha: “Puna ime në Kosovë nuk filloi me procesin e statusit. Unë përherë të parë u aktivizova përpara 20 vitesh në vitet e hershme të 1990. Prej atëherë këtu kam lënë zemrën time.”/Foldrejt.com