Duket që mediat gjermanofone i kanë kushtuar një rëndësi të veçantë zgjedhjeve në Kosovë, bile media si Die Zeit, në ballinë kishte shkrimin për fitoren e Vetëvendosjes, kurse më pas vinte lajmi për zgjedhjet në Portugali, informon foldrejt.com.
Komentet e mediave gjermane janë publikuar edhe gjatë ditës së sotme, ku austriakja Der Standard, shkruan sonte se “është një ironi e historisë, që presidenti Hashim Thaçi duhet të mandatojë për krijimin e qeverisë kritikun e tij më të madh Albin Kurtin, i cili mes tjerash ka paralajmëruar se do përpiqet ta shkarkojë Thaçin sikur të bëhet kryeministër,” përcjell foldrejt.com.
Kurti është djalli i establishmentit kosovar. Ai përpara zgjedhjeve vizitoi varrin e presidentit Ibrahim Rugova, që për dallim prej Kurtit, ishte më i moderuar. Por kjo tregon se Albin Kurti ka ndryshuar dhe tash nuk e ka në plan të parë Shqipërinë e madhe por luftën kundër krimit dhe korrupcionit.
Më tutje media austriake shkruan se Vjosa Osmani e LDK-së do ketë problem të koalicionojë lirshëm me Vetëvendosjen, pasi ka problem me “burrat e vjetër të partisë”. Ajo duhet të pastrojë partinë nga kjo gardë.
Media austriake tregon se VV kërkon të ketë ministrinë e drejtësisë, të brendshmen dhe ministrinë e financave – kurse LDK kërkon më shumë të kryejë politikën ekonomike dhe të jashtme./Foldrejt.com