Me ardhjen e pranverës krahas rritjes së prurjeve të lumenjve, rriten edhe numri i refugjatëve që tentojnë të shkojnë nga Greqia në Europë. Autoritetet boshnjake kanë theksuar se momentalisht janë rritur numri i emigrantëve ilegalë në kufi. Kurse sipas organizatës së UNHCR nga 1 janari deri 10 mars në Bosnjë kanë ardhur 2366 emigrantë ilegalë, shkruan “Der Standard”. Kroacia mundohet brutalisht
Në anën tjetër frika boshnjake ekziston në faktin se në Greqi ndodhen 70 mijë refugjatë, të cilët në çdo moment presin të shkojnë drejt Europës qendrore, përcjell foldrejt.com. Bosnja ka marrë rreth 10 milion euro ndihmë për strehimin e emigrantëve ilegalë, megjithatë, ajo ka nevojë për më shumë policë që të kontrollojnë kufirin me Malin e Zi dhe Serbinë. Në këtë aspekt, mbështetje i ka ofruar Hungaria.
Në fund media austriake shkruan se rritja e numrit të refugjatëve në Bosnjë shfaq frikë te BE, e cila kërkon të “mbyll korridorin ballkanik me çdo kusht”.