Media austriake “Der Standard” e cila zbuloi e para lobistët perëndimorë të paguar nga Serbia për çështjen e ndarjes ose korrigjimit të kufijve me Kosovën, “Der Standard”, sot ka publikuar përsëri një artikull rreth dialogut Prishtinë-Beograd dhe ndërmjetësues Federica Mogherini, shkruan foldrejt.com.
“Shefja e politikës së jashtme të BE, Federica Mogherini nuk zbaton principet europiane,” shkruan Der Standard. Edhepse tashmë e njohur, bisedimet për ndarjen e Kosovës deri tani janë biseduar në dyer të mbyllura, sekrete dhe pa pjesëmarrjen e shoqërisë civile.
Këtu bëhet fjalë për jo-transparencë, që mundohet të promovojë BE. Shpesh mediat gjermanofone (mes tjerash edhe “Die Presse”) e kanë akuzuar Mogherinin si filo-ruse.
“Hera e fundit që BE ka tradhtuar vlerat e saj ka qenë 1992 kur përpiloi planin Cutileiro për ndarjen e Bosnjës në baza etnike,” përcjell foldrejt.com.
Në fund media austriake shkruan me dyshim se pse në ekipin negociator të Kosovës nuk ndodhet asnjë grua./Foldrejt.com