Në të gjithë Kosovën vërehet një tension. Presionet mbi shtetit e vogël ballkanik për të nënshkruar një marrëveshje me Serbinë, që parasheh edhe korrigjimin e kufijve, po rritet dita-ditës.
Ndryshimi i kufijve në Ballkan mbështetet nga ish kryesuesi i fushatës së Donald Trump, lobisti Corey Levandovski, por kundërshtohet deri tani ashpër nga kryeministri Ramush Haradinaj.
“Për këtë arsye pritet të ketë përmbysje pushtetet ose zgjedhje të parakohshme,” shkruan Der Standard, përcjell foldrejt.com.
Bisedimet për marrëveshjen mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të sjellin anëtarësimin e Kosovës në OKB, por Serbia në këmbim kërkon veriun e Kosovës.
Sipas medias së majtë austriake, ideja e shkëmbimit të territoreve është diskutuar mes presidentëve Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuciq verës së kaluar, por ideja e saj ka lindur nga një takim mes kryeministrit Edi Rama dhe Vuciq në tetor 2016, përcjell foldrejt.com.
Rama kërkon të paraqitet si një lider i shqiptarëve, duke theksuar se “Kosova është Shqipëri.”
Në fund në artikullin në fjalë shkruan se ideja nacionaliste për ndarjen e kufijve na baza etnike është shumë e rrezikshme dhe kujton rastin e Bosnjës ku solli viktimizimin e 100 mijë personave./Foldrejt.com