Në kohën kur shumë vende të Europës mendojnë rihapjen, një pjesë e media gjermanofone shkruajnë për masat tepër të ashpra që kanë marrë vendet ballkanike.
“Në Ballkan janë marrë masa drastike si askund në Europë. Ora policore atje zgjat disa ditë me radhë,” shkruan Der Standard, përcjell foldrejt.com.
Ajo merr shembullin e Maqedonisë Veriore, Serbisë, ku gjatë fundjavës së Pashkëve ndalohet tërësisht dalja nga shtëpia, por edhe të Bosnjës, Shqipërisë dhe Kosovës që kufizimet dhe dënimet janë të ashpra.
Në Shqipëri – me gjasë nga shembulli i Serbisë – ndokush që nuk respekton masat kufizuese, mund të dënohet deri në tre vjet burg. Kurse nëse ndokush ka infektuar ndokënd që më pas ndërron jetë, atëherë ai duhet të llogaritë dënimin deri në 15 vjet burg./Foldrejt.com