Media e majtë austriake “Der Standard” që shpesh ka kritikuar lidershipin e BE-së që po mbështesin një ndarje të Kosovës, ka shkruar përsëri rreth kësaj tema, duke cituar frikën e serbëve të jugut.
“I kemi bërë gati valixhet,” theksojnë serbët nga Graçanica, pasi kanë frikë nga ndarja e Kosovës, ashtu siç e kundërshtojnë shumica e shqiptarëve, përcjell foldrejt.com. Ngjashëm edhe prifti ortodoks në perëndim të Kosovës, Sava Janjic, thekson se “ndarja e Koosovës do të thotë fundi i Bashkimit Europian. Ata që mbështesin këtë ide, mbështesin edhe shkatërrimin e BE.”
Prifti ortodoks në fakt është pro-dialogut mes serbëve dhe shqiptarëve, por ideja e korrigjimit të kufijve mes presidentëve Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuciq, atij i kujton takimin mes Sllobodan Millosheviqit dhe Franjo Tuxhman në fillim të viteve 90-të për ndarjen e Bosnjës.
Më tej media austriake tregon kundërshtinë e kryeministrit Ramush Haradinaj për ndarjen e Kosovës dhe kjo nxitet me vendosjen e tarifës 100 përqind për produktet serbe dhe boshnjake.
“Në fakt, ky hap i Haradinaj është simbolik, pasi me kontrabandë dhe rrugë të ndryshme arrijnë të vijnë produktet serbe në Kosovë,” shkruan media austriake, përcjell foldrejt.com. Me këtë hap, Haradinaj vetëm se kërkon të shtyjë marrëveshjen që parasheh ndarjen e Kosovës.
Në anën tjetër Serbia kërcënon çdo serb që kërkon të integrohet në institucionet kosovare. Nga 2014 janë kërcënuar me armë, granata, dhe vënie flakë ndaj 64 serbëve të Kosovës, që kanë tentuar të bashkëpunojnë me Prishtinën, përcjell foldrejt.com.
Kthesa 180 përqin e Mogherinit dhe SHBA
Me politikën e Trump-it, ka ndryshuar tërësisht politika amerikane mbi Kosovën dhe Serbinë. John Bolton, Frederica Mogherini dhe Johannes Hahn mbështesin shkëmbimin e territoreve me tre komunat në veri me Luginën e Preshevës, si dhe Mitrovica do ketë një status special.
Është e paqartë sesi ka ardhur kthesa 180 përqind e Mogherinit ndaj shkëmbimit të territoreve./Foldrejt.com