Pak përpara fillimit të takimit të liderëve mes Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian, që kësaj here do mbahet online, media e njohur austriake Der Standard, shkruan se Komisioni Europian dhe Banka për Investime Europiane ka ndërmend të investojë 3.3 miliardë euro në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, që të dalin më lehtë nga kriza e shkaktuar si pasojë e koronës.
Por krahas ndihmave të mëdha, shefja e BE, Ursula von der Leyen, ka kritikuar Serbinë dhe poashtu 21 deputetë europianë i kanë shkruar letër komisionerit të zgjerimit, Olivér Várhelyi, që të marrin më seriozisht situatën e Serbisë, e cila gjithmonë e më shumë largohet nga demokracia dhe shkon drejt diktaturës.
Përveç arrestimit të personave që “nuk kanë respektuar orën policore”, gjë që shfaq dyshime për hakmarrje politike, në Serbi është kritikuar edhe propaganda qeveritare mbi informacionet e rreme në drejtim të BE dhe ndihmës madhështore që gjëja ka fituar nga Kina.
Ngjashëm vlen edhe me Republika Srpska, e cila, ka shtuar propagandan anti-europiane dhe qëndrimin pro-rus.
“Federata e Bosnjës, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë orientuar pro-perëndimit, kurse Republika Srpska dhe Serbia largohet nga BE,” përcjell foldrejt.com, shkrimin e Standard./Foldrejt.com