Shpesh thuhet se fqinji i mirë është një vëlla më shumë, por kjo nuk ndodh në rastin e Maqedonisë së Veriut. Pasi shteti grek bllokoi për më shumë se një dekadë hapjen e negociatave, tashmë është një fqinj tjetër, i cili, kërkon të bllokojë konferencën e parë mes BE dhe Maqedonisë së Veriut në dhjetor 2020, shkruan Der Standard, përcjell foldrejt.com.
Bullgaria nuk njeh gjuhën dhe identitetin e maqedonasve, duke theksuar se ata janë vetëm një degë e bullgarëve. Qeveria e Bojko Borisovit, i cili, ndodhet përballë protestave të shumta, kërkon të luajë me kartën e nacionalizmit për të ruajtur pushtetin.
Në Ballkan është i theksuar nacionalizmi, për të mbivlerësuar historinë e vetë dhe për të nënçmuar atë të grupeve tjera, përcjell foldrejt.com.
Nga ministria e jashtme bullgare theksojnë se “shqetësohen që Republika e Maqedonisë së Veriut nuk e merr seriozisht çështjen dhe nuk përpiqet me ne, që të zgjidhim problemin.” Në Sofia shtojnë se gjatë fushatës zgjedhore në Maqedoninë e Veriut ka pasur një retorikë urrejtje kundër Bullgarisë.
Sipas medias gjermanofone, Maqedonia e Veriut është shtet model për reforma në Ballkanin Perëndimor, megjithatë shtetet fqinje nuk e pëlqejnë këtë përparim të Shkupit. Mali i Zi dhe Serbia prej kohësh kanë mbetur në vendnumero.
Këtu ka faj edhe Europa e cila udhëhiqet nga Partitë Popullore Europiane, krahu i djathtë dhe konservator, që është kundër politikë së majtë sociale të qeverisë maqedonase.
“Sikur Zaevi të ishte pjesë e PPE, solidariteti europian do ishte më i madh me shtetin e vogël me rreth 2 milion banorë,” përmbyll shkrimin media vjeneze./Foldrejt.com