Për eskalimin e tensioneve mes Serbisë dhe Kosovës vijojnë të shkruajne mediat gjermanofone, shtuar këtu edhe rastin e djeshëm (e premte) ku policia speciale ROSU ndërhyri në veri të Mitrovicës dhe arrestoi katër persona, kurse njëri shpëtoi falë arratisjes, shkruan foldrejt.com.
Gazetarja e talentuar austriake Adelheid Wolfl ka kryer një artikull për të majtën “Der Standard”, sipas së cilës, Milan Radoicic, i cili i shpëtoi arrestimit nga policia kosovare është një kamatar dhe paratë i fiton nga ndërtimi i autostradave dhe fubolli.
“Ai është eminenca gri e veriut të Kosovës – dhe njëri që me “shokët” e tij shpesh qëndronte në kafen Grey të Mitrovicës së Veriut,” përcjell foldrejt.com. Radoicic, zv.presidenti i “Lista Srpska” kontrollon veriun e Kosovës me urdhra direkt nga Beogradi. Autoritetet kosovare e bëjnë atë përgjegjës për vrasjen e politikanit Oliver Ivanovic.
Menjëherë pas vrasjes së Ivanovicit, figura kryesore në veri të Kosovës ishte Radoicic. Ivanovic ishte kritik me qeverinë e Beogradit, por i dashur të banorët vendas.
Pas Luftës Ivanovic ishte për bashkëjetesë mes serbëve dhe shqiptarëve dhe kundër ndarjes së Kosovës në baza etnike – diçka që e dëshiron Vucic./Foldrejt.com