Një muaj pas rrëzimit të qeverisë kosovare, tashmë është krijuar shumica e re. Megjithatë është në pikëpyetje nëse kjo është konform Kushtetuës, shkruan fillimisht media vjeneze Der Standard.
Në artikullin në fjalë thuhet se qeveria e re është mundësuar nga presidenti Hashim Thaçi, që ia dha mandatin partisë së dytë më të madhe LDK. Media austriake nuk ngurron kur e quan Thaçin “cinik”, që gjëja me qeverinë e re kërkon të ruajë stabilitetin; PDK-në se vlen si “tepër të korruptuar” dhe se një pjesë e ushtarakëve të UÇK janë të kapur nga Gjykata Speciale, përcjell foldrejt.com.
Sukses i Trump-it
E gjithë kjo babëzi është arritur me ndikimin e administratës së tanishme amerikane, që kanë inicuar një marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit, por që është kundërshtuar katërcipërisht nga kryeministri Albin Kurti. Marrëveshja parasheh ndarjen e Kosovës në baza etnike dhe për këtë ka pasur “biseda sekrete” dhe lobistë të financuar mirë. Në anën tjetër, Trump kërkon që këtë marrëveshje ta paraqet si suksesin e tij politik në zgjedhjet e vjeshtës.
Gjithsesi, ka dy politikanë amerikanë, kongresmeni Eliot Engel dhe senatori Bob Menendez, të cilët i kanë kërkuar sekretarit të jashtëm amerikan Mike Pompeo që të mos përdorë presion mbi aleatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kosovën.
SHBA duhet të përdorë politikë konstruktive dhe të durueshme kundrejt Kosovës, shkruajnë dy politikanët amerikanë./Foldrejt.com