Në lidhje me përkujtimin pompoz të serbëve për 20 vjetorin e ndërhyrjes së NATO në Serbi, ka reaguar së fundi edhe prestigjiozja austriake “Der Standard”. Media kritikon njëanshmërinë e qasjes serbe, ku viktimizohet për sulmet e NATO, por nuk thotë asnjë fjalë për krimet në Kosovë.
“Serbët përkujtojnë “krimet e NATO” siç i quajti presidenti Aleksandër Vuciq, por nuk përmendin asnjë fjalë rreth vrasjeve dhe krimeve kundër civilëve në Kosovë, që solli edhe ndërhyrjen e NATO,” përcjell foldrejt.com, shkrimin e të përditshmes austriake. Bile “radikalët e djathtë kanë ndjegur flamurin e NATO dhe BE në Beograd.”/Foldrejt.com