Prestigjiozja britanike “The Independent” ka shkruar një artikull rreth grave kosovare të përdhunuara gjatë Luftës së Kosovës, prej ushtaravë serbë.
Sihana ishte në shtëpi të mbushur me fëmijë dhe gra, kur ajo u përdhunua nga ushtarët serbë. Burrat morrën pesë gra në dhoma të ndryshme; njëra kishte lindur vetëm pak ditë më parë, përcjell foldrejt.com.
“Ata na përdhunuan derisa i kënaqën epshet e veta. Fëmijët buçisnin nga të qarat. Ne po ashtu qanim,” thotë Sihana.
Rreth 20 mijë gra nga Kosova përjetuan fatin e keq të Sihanës gjatë luftës 14 muajshe kundër Serbisë. Ky është një fakt që tregon për egërsinë e serbëve gjatë asaj lufte. E mira e kësaj është kur mediat e mëdha si thë “Indepedent” informojnë publikun perëndimor mbi të vërtetat e asaj lufte të pandershme./Foldrejt.com