Tabloidi më i madh çek “Aha” ka shkruar një artikull për përmbysjen e rezultatit në ndeshjen mes Kosovës dhe Çekisë, që u fitua nga nikoqirët 2:1, falë golave spektakularë të Muriqit dhe Vojvodës.
“Kosova komplikon të ardhmen europiane të Çekisë,” shkruan media Aha, duke nënkuptuar se pas humbjes së Çekisë komplikohet përfaqësimi i vendit çek në 2020.
Tashmë në grupin A vendin e parë e ka Kosova me tetë pikë, ndjekur nga Anglia dhe Çekia me 6 pikë, por Anglia ka dy ndeshje më pak.
Këtë vërehet se tabloidi çek Aha, ka të drejtë për të ardhmen e kombëtares çeke në Euro 2020./Foldrejt.com