Jo të gjithë mediat gjermane mendojnë njësoj dhe shpesh ka komente diametralisht të kundërta. Megjithatë, ajo që ka habitur kohëve të fundit është se redaksia e Deutsche Welle në gjuhë serbë ka kryer një shkrim sikur redaksia e ndonjë media ruse ose serbe mbi bombardimet e ish Jugosllavisë nga Perëndimi.
Në fakt fillimi i bombardimeve ishte “ilegal”, por mes shtetit ligjor dhe shtetit të së drejtës është më mirë të zgjidhet drejtësia.
Gazetari i Deutsche Welle ka sjellë nga arkiva citate të teksteve të korrespondentëve të mediave gjermane nga Ballkani. Me titull «Si u shtypën bombat» që në hyrje të tekstit thuhet: «Para 20 vitesh gjermanët u vërsulën në luftën e parë që nga Hitleri – në bombardimin e Jugosllavisë. Atje i shoqëruan komentatorët luftënxitës të gazetave».
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i prestigjiozes gjermane «Frankfurter Allgemeine Zeitung» (FAZ), duke e quajtur të habitshme qasjen e Deutsche Welle.
A mund të kuptohet ndryshe një titull përveç se para 20 vitesh ‘komentatorët luftënxitës’ paskëshin shkaktuar një luftë me penat e tyre?» Po ashtu FAZ kritikon edhe ndërlidhjen që bëhet mes Hitlerit dhe pjesëmarrjes gjermane në luftën e NATO-s kundër Serbisë, që shërben si insinuatë për një kontinuitet nga viti 1945 deri më 1999. A e beson ndokush këtë në Bon?
Kush janë gazetarët që njollosen si luftënxitës?
Në tekst përmenden tetë emra: Matthias Rüb, atëbotë korrespondent i FAZ për Ballkan, Norbert Mappes-Niediek (citohet një tekst i tij në «Die Zeit»), Stephan Israel («Frankfurter Rundschau»), Andrej Ivanji («taz»), ëalter Mayr («Spiegel»), Cyrill Stieger («Neue Zürcher Zeitung») dhe Peter München e Josef Joseph («Süddeutsche Zeitung»).
Kjo nuk është çudi, se gazetarët e lartëpërmendur në 1999 kanë analizuar, raportuar, shkruar, me dije dhe ndonjëherë edhe me ndonjë gabim. Por ata nuk kanë çuar deri te ndonjë urretje luftënxitëse.
“Në asnjë rast Deutsche ëelle në gjuhën serbe nuk jep fraza, që në këtë rast të vlenin si të kualifikuara. A mund të quhet si urretje luftënxitëse komenti se Sllobodan Millosheviqi mund të sprasej vetëm me dhunë, pas gjithë atyre luftërave të shkaktuara në Kroaci dhe Bosnjë, si dhe pas shkatërrimit të Vukovarit dhe Masakrës së Srebrenicës,” përcjell foldrejt.com, shkrimin e FAZ.
Shkrimi i Deutsche Welle në anën tjetër është glorifikuar nga gazetarët e televizionit publik serb RTS.
“Në fakt kjo nuk është habi, pasi RTS qëndron tërësisht në linjën e presidentit serb Aleksandër Vuciq, i cili në 1999 ishte ministër i informacionit në kabinetin e Milosheviqit,” përcjell foldrejt.com, fundin e artikullit të prestigjozes FAZ./Foldrejt.com