Pavarësisht se Serbia po blen armë ultra moderne nga Rusia, këto dy të fundit shqetësohen nga shtetet që ndihmojnë ushtrinë më të re të botës – Ushtrinë e Kosovës, informon foldrejt.com.
Informacionet akoma jo-zyrtare se Kosova ka blerë armë nga Gjermania me vlerë prej 170 milion euro, ka sjellur panik edhe në median më të madhe ruse dhe zërin e qeverisë ruse Russia Today.
“Armë gjermane për Ushtrinë e Kosovës. A po kthehet qeveria gjermane në Ballkan?,” pyet media ruse duke e quajtur shtetin gjerman si kolonialiste.
Më tutje media ruse tregon se armët gjermane për ushtrinë e Kosovën janë automatikët G36, si dhe granata anti-tanke dhe për shkatërrimin e helikopterëve.
Pikërisht kjo është frika më e madhe serbe, pasi ajo kurrë më nuk mund të përballet në ofansivë tokësore me shqiptarët, por shpreson që me aeroplanë ose helikopterë të arrijë ripushtimin e Kosovës. Ushtria e Kosovës duhet të mendojë maksimalisht për armatime anti-ajrore./Foldrejt.com