Shefi i Grupit Wagner të Rusisë, Yevgeny Prigozhin ka qenë në Moskë që nga 1 korriku, raportoi media franceze Liberation duke cituar inteligjencën perëndimore.
Sipas raportit, që kur Prigozhin ndërpreu rebelimin e tij në qershor, ai ka kaluar kohë duke negociuar të ardhmen e Wagnerit me presidentin rus Vladimir Putin.
Më herët, presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko tha gjithashtu se Prigozhin ishte në Rusi dhe se çështja e zhvendosjes së mijëra luftëtarëve të tij në Bjellorusi nuk ishte zgjidhur ende./FolDrejt/