Prej në aleatë ata janë kthyer në kundërshtarë mbi të ardhmen e Ballkanin. Kjo më së miri shihet në Kosovë, ku BE nuk mundte të bëntë asgjë përballë presioneve diplomatike të SHBA-së. Rrëzimi i qeverisë Kurti në mes të krizës Korona, destabilizon rajonin, shkruan media gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, përcjell ekskluzivisht në shqip foldrejt.com.
Në fakt prej disa vitesh vërehen përplasje mes politikave të BE dhe SHBA, por ajo që ndodhi në Kosovë më së miri të kujton thënien e famshme të Angela Merkelit në vitin 2017: “Koha kur mbështeteshim tërësisht te të tjerët, ka shkuar një hap me larg.”
Ky artikull i prestigjiozes gjermane vjen pas intervistës së Richard Grenell, i cili pati deklaruar se nuk ka ide për shkëmbim territoresh mbi tavolinë mes Prishtinës dhe Beogradit./Foldrejt.com