Vazhdojnë të habisin armët e reja të prodhimit turk dhe tashmë për ta ka shkruar edhe media më e klikuar gjermane Bild.de, informon foldrejt.com. Kryesisht ajo ndalet te dronët turq, të cilat shkatërrojnë çdo armë që ndodhet në Siri, duke shuar mitin e armëve të fuqishme ruse.
Gazetari Julian Röpcke, jep edhe video ku droni turk Bayraktar shkatërron armën ruse 14 milion euro Pantsir S1 (SA-22), një sistem mbrojtës ajror që ndodhej në Saraqib.
“Ky është suksesi i dytë i armëve turke, që shkatërrojnë armët e ish Bashkimit Sovjetik dhe Rusisë në Siri, duke treguar qartazi se po kthehet në një problem të madh për Kremlinin,” shkruan Röpcke, përcjell foldrejt.com.
Sot takohen dy presidentët Rexhep Taip Erdogan dhe Vladimir Putin, por normalisht i pari nis me një vetëbesim më të madh, duke treguar fuqinë ushtarake të shtetit të tij. I fituar pritet të dalë ai që do kontrollojë vendin strategjik të Saraqebit./Foldrejt.com