Moshapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, si pasojë e vetos strikte nga Franca, i hap rrugën shtimit të ndikimit turk në rajon. “Partneriteti special” i ofruar së fundi nga Parisi për vendet e Ballkanit Perëndimor është një lloj ngjasme për integrimin europian, ku sipas ekspertit të Europës Juglindore, Florian Bieber, i ngjan një lidhje të hapur, por që të mos nënshkruajmë kontrata, informon foldrejt.com.
Me titullin “Ëndrra e Erdoganit është një Ballkan osman”, media konservatore gjermane Die Welt, shkruan për investimet e shumta për ndërtimin e xhamive në Shqipëri, Bosnjë, Kosovë dhe Maqedoninë Veriore nga Turqia.
Në Tiranë, përveç që ndërtohet xhamia më e madhe në Ballkan, aty janë hapur edhe shumë restorante turke, si “Erdogan Pizza”, si dhe shkolla MARIF. Por investimet turke në Shqipëri janë edhe në fusha tjera si energjitikë, aeroporte dhe infrastrukturë.
“Turqia vitin e kaluar ka qenë investitori i katërt më i madh në Shqipëri me 368 milion dollarë investime. Kjo pas Italisë, Gjermanisë dhe Kinës,” përcjell foldrejt.com.
Por në fund konservatorja gjermane Welt shkruan se përsëri rajoni ballkanik është mjaft i lidhur me BE-në dhe se investimet dhe shkëmbimet tregtare janë ngushtësisht të lidhura me Brukselin. Por kjo mund të ndryshojë pas disa dekadash./Foldrejt.com