Rusia dhe Turqia ndajnë Ballkanin në zona të tyre të ndikimit. Sëpaku kështu mendon magazina serioze gjermane Deutsche Wirtschaftnachrichten. Por ajo që duket marrëveshje miqësore mes dy miqve, Rexhep Taip Erdogan dhe Vladimir Putin, së shpejti mund të përfundojë në një katastrofë të përgjakshme, percjell foldrejt.com.
Përballja e tyre shihet në Bosnje, por veçanërisht në Kosovë dhe Serbi.
Rusia nuk e sheh vetëm si projekt ekonomik zonën Ballkanike, si ajo me gazsjellësin Turkishstream, por edhe si mbrojtësja e lidhjeve sllavo-ortodokse. Në anën tjetër, Turqia ka rritur ndjeshëm shkëmbimin tregtar me Ballkanin – prej 430 milion dollarë në 2002, në tre miliardë dollarë në 2016. Rreth një e treta e këtij tregu është me Serbinë, edhepse kisha ortodokse serbe e ka shpallur si “armik të përjetshëm” muslimanët, që e “pushtuan” atë në 1389. Por në anën tjetër Turqia është aktive edhe në Kosovë.
Nëse serbët e shohin Rusinë si mbështetësin e tyre, për Kosovën kjo është SHBA-ja dhe Turqia.