Në fillim Rusia bombardonte Idlibin dhe solli arratisjen e një milion personave. Tani është Turqia që sulmon koalicionin ruso-sirian dhe arrin diçka që Perëndimi nuk mund ta arrinte prej shtatë vjetësh, shkruan magazina më e madhe e Europës, DER SPIEGEL.
Pikërisht të dielën mbasdite, në pak orë u arrit ajo që Barack Obama nuk mund ta zbatonte prej 2013, duke e shpallur si tepër të rrezikshme. Pas rrëzimit të aeroplanëve të qeverisë siriane S-24, nga armata moderne turke F-16, erdhi deri te ndalim fluturimi mbi rajonin e Idlibit, përcjell foldrejt.com. Shkurt, qielli i Idlibit nuk kontrollohet më nga aeroplanët e prodhimit rus S-24, por nga aeroplanët turq F-16, prodhim i SHBA.
Kjo do të thotë që s’do ketë më sulme ajrore mbi ndërtesat civile, spitalet, tregjet ose siç kishte javëve të fundit, sulme mbi dhjetë shkolla.
Që nga fillimi i sulmit masiv turk mbi Sirinë veriperëndimore, janë shkatërruar tetë helikopterë, 103 tanke dhe 72 gjuajtëse siriane, kurse poashtu është shkatërruar sëpaku edhe një armë ruse Pantsir, një armë krenare e ushtrisë ruse që së fundi e bleu edhe Serbia, si dhe u shkatërruan dy aeroporte.
Mes të vrarëve ka 21 afganë dhe pakistanezë shia, kurse shifrat jo-zyrtare janë disa herë më shumë, si dhe nëntë anëtarë të hizbollahut libanez.
Në gjithë këtë rrëmujë, Rusia nuk ka marrë asnjë “masë” shkruan më tej media gjermane.
Këto statistika tregojnë se në fakt nuk ka forcë ushtria siriane, që është me të huaj, por as nuk është e fuqishme në luftimet tokësore pa ndihmën e bombardimeve ajrore. Tashmë ka kthesë dhe e ardhmja pritet të jetë në disfavor të ushtrisë siriane, e cila ka pësuar humbje si asnjëherë më parë në këto gati dhjetë vjet luftë civile./Foldrejt.com