Përveç politikanit të Gjelbër gjerman, i cili poashtu njihet edhe si ekspert i Europës juglindore Manuel Sarrazi, i cili thotë se ideja e rrezikshme e shkëmbimeve të territoreve ka “vdekur mes Kosovës dhe Serbisë”, një tjetër politikan i frakcionit gjerman CDU/CSU, Johann Wadephul, ka theksuar se Samiti i Berlinit ka sjellur një “hap para për rajonin”.
Gjithashtu eksperti ballkanik, Dusan Reljic nga shoqata gjermane Stiftung Wissenschaft und Politik (SWP) thotë se pavarësisht se në fund të gushtit kishte “indicie për shkëmbimin e territoreve, pozitat e [presidentit Hashim] Thaçi ndërkohë janë dobësuar – ku me gjasë ai nuk mund të zbatojë më planin e shkëmbimit të territoreve.” Ai këto deklarata i bëri për të përditshmen gjermane Tagesspiegel, përcjell foldrejt.com.
Në fund Reljic mendon se Gjermania po detyron Serbinë të heq dorë nga plani për shkëmbimin e territoreve, kurse mundohet të bind Kosovën për heqjen dorë nga tarifat e mallrave serbë./Foldrejt.com