Prestigjiozja gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, e njohur për shkrime potente ndaj politikës ndërkombëtare, ka intervistuar gjatë presidentin Aleksandër Vuciq, një ditë pasi shkruajti artikullin se “Serbia nuk e meriton BE-në”, për shkak të diskursit anti-perëndimor të Beogradit, informon foldrejt.com.
Sipas FAZ, Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë John Bolton kërkonte marëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit, por pa potencuar një njohje të pavarësisë së Kosovës nga Serbia.
“Por më pas, një gjë të tillë e kërkoi presidenti Trump,” shkruan FAZ.
Në lidhje me njohjen e Kosovës nga Beogradi Vuciq tha se është mjaft e vështirë, por gjithashtu është një “qorrsokak që duhet të tejkalohet”. Gjithsesi, “Serbia ka linjat e saj të kuqe”.
Por Vuciq thotë se pavarësisht se te serbët Bashkimi Europian nuk është shumë popullor, ku vetëm 29 përqind e serbëve shohin diçka pozitive nga BE, kurse 60 përqind të tjerë janë indifirent ose me pikëpamje negative ndaj BE; ai përsëri ka qëllimin kryesor anëtarësimin në BE.
Vuciq thotë poashtu se Serbia është para ekonomikisht dhe me thithjen e investitorëvë te huaj nga Bullgaria si anëtare e BE, dhe këtu nuk sheh pengesë në këtë drejtim- problemi mbetet marrëveshja me Kosovën.
“Siptari” si “Nigger”
Prestigjiozja gjermane më tej ironizon dhe kritikon mediat e Vuciqit që shpesh kundrejt shqiptarëve përdorin llagëpe si “siptari” ashtu si dikur të bardhët amerikanë kundrejt zezakëve me “nigger”. Por Vuciq shfajësohet kundrejt këtyre shkrimeve, se pavarësisht që shumë media e mbështesin atë, ai nuk përzihet në punët redaktoriale të tyre.
Mbreti i Veriut të Kosovës
Në lidhje me politikat e Beogradit në veri të Kosovës ka shumë ankesa edhe nga Berlini. Vuciqi në fakt nuk dëshiron të flasë shumë për këtë temë, por tregon se “biznesmeni” i veriut të Kosovës Zvonko Veselinović, i cili njihet edhe si “mbreti i Veriut” në fakt nuk ka kontakte me familjen e tij, edhepse “dy-tre herë mund të jetë takuar më vëllain e Aleksandër Vuciq”.
Vëllai im është takuar me Veselinovic gjatë 2010 dhe 2011, kur në pushtet ishin Boris Tadić dhe Dragan Djilas. Nga 2015, vëllai im nuk e ka parë kurrë Veselinovic,” tha më tej Vuciq, përcjell ekskluzivisht foldrejt.com.
Vëllai i Vuciq njihet si eminenca gri e pushtetit serb. Përmes “telefonave” të tij kryhen punët më të mëdha.
Në fund Vuciq potencon rëndësinë e pajtimit mes shqiptarëve dhe serbëve si dy popujt më të mëdhenj të Ballkanit Perëndimor, si dhe pas rumunëve, grekëve dhe hungarezëve të katërtit dhe të pestit më në numërt në Europën juglindore.
Për të është e rëndësishme të gjendet një Modus Vivendi me shqiptarët.
“Për të dy kombet tona do ishte e një rëndësie kuptimplote. Por me ultimatume ose marrëveshje të njëanshme, kjo nuk mund të arrihet,” tha ai.
Nëse në Ballkan ka paqe në aksin “veri-jug”, do ketë paqe në 100 vitet e ardhshme për pjesën e kësaj bote. Gjatë shekullit të kaluar kemi pasur shumë konflikte, shpresoj që në 100 vitet e ardhshme mos kenë asnjë luftë serbët.
Megjithatë, e përmbyll zëshëm media gjermane FAZ, kjo paqe afatgjatë nuk do zgjaste derisa mediat e “shokëve të Vuciqit” përsëri do i quajnë shqiptarët me nofkën “siptari”. Dhe kjo nuk është vetëm nëpër media./Foldrejt.com
