Nesër (25 shtator) Bundestagu gjerman vendos për hapjen ose jo të negociatave mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë. Më pas është Këshilli i Europës që duhet të vendosë nëse do i jap dritë jeshile Shqipërisë, shkruan media gjermane Focus.de.
Në këto momente decizive për vendin shqiptar, një mbështetje vjen nga kryetari i të rinjve të unionit CDU/CSU, Mark Hauptmann (1984) duke theksuar se Shqipërisë duhet ti hapen negociatat, pasi në të kundërt rrezikohen vlerat perëndimore dhe zhvillimet pozitive në vend, përcjell foldrejt.com.
Më tutje ai për Focus.de pranon se Shqipëria ka shumë probleme, por këto deficite në këto kohë duhet të tejkalohen.
“Poashtu bëhet fjalë për gjeopolitikë. Kina, Rusia dhe Turqia kanë interesa në rajonin e Ballkanit. Kina investon në projektet infrastrukturore, Rusia paraqitetet si mbrojtëse ekonomike kurse Turqia nuk forcon vetëm kontaktet religjioze dhe kulturore, por investon edhe ekonomikisht. Me dhënien Shqipërisë dritën jeshile, atëherë u jepet sinjal i fortë edhe shteteve të lartëpërmendura se Ballkani është dhe mbetet europiane.”
Në fund Hauptmann shton se çelja e negociatave është edhe në dobi të shqiptarëve që janë një popull mjaft pro-europian./Foldrejt.com