Fitim Dika
Sipas të përditshmes më të madhe gjermane BILD.de, nëse punon në zyrë me një të agjërueshëm duhet ta kuptoni nëse ai vonohet gjatë faljes së namazit ose edhe nëse humbet përqendrimi gjatë perëndimit të Diellit.
Më poshtë ju sjellim edhe këshilltat të botuara në gazetën gjermane “BILD”.
- Gjatë kohës së agjërimit, mundohuni ti evitoni hajet dhe pijet përpara kolegëve tuaj myslimanë. Veçanërisht pijet alkoolike.
2. Edhe falja e namazit i përket Ramazanit. I mirëkuptoni kolegët tuaj nëse ata vonohet pak më tepër gjatë këtij muaji.
3. Sivjet orët e agjërimit janë shumë të gjata. Andaj keni respektin dhe kuptojeni kolegun tuaj, nëse ai gjatë ditës nuk ka përqëndrimin e duhur për të punuar.
4. Ramazani është muaji i shpirtit dhe faljes së mëkateve. Evitoni sharjet dhe shakatë e tepërta në zyrë.
5. Në fund të muajit, mund t’ia uroni kolegut tuaj mysliman, “Urime Bajramin!”