Në fakt të dielën nuk ndodhën përleshjet frikësuese mes militantëve, megjithatë përkundër gjithë protestave partia qeveritare arriti ti zhvillojë zgjedhjet me asnjë yll të favorshëm, shkruan fillimisht media berlineze “Tages Zeitung”, përcjell foldrejt.com. Sipas raporteve të para, dalja në zgjedhje është rreth 20 përqind, më e ulta në historinë e vendit.
Shefi i qeverisë Edi Rama kërkonte me çdo kusht të mbajë zgjedhjet, edhepse partia opozitare me në krye të Lulzim Bashës, bëri thirrje edhe njëherë të shtunën që qytetarët ti bllokonin zgjedhjet.
Përveç disa delikteve të vogla në Durrës dhe Shkodër, media gjermane shkruan për një rast të veçantë: “nuk mund të përjashtohen në asnjë mënyrë falsifikimet e zgjedhjeve. Në komunën Malesi e Madhe, kandidati socialist duhet të ketë marrë 7772 vota nga 7600 votues të regjistruar në vendvotime, përcjell foldrejt.com.
Në fund media Tages Zeitung shkruan për akuzat mes dy partive dhe mungesës së ndërgjegjjes së përgjegjësisë në Shqipëri.
“Në kohën kur Maqedonia Veriore ka shumë gjasa për të bërë hapa para drejt BE, ekziston rreziku, që Shqipëria të vendoset në dhomat e pritjes. Zgjedhjet e së dielës nuk e çuan para vendin,” përcjell foldrejt.com.