Prestigjiozja gjermane Süddeutsche Zeitung ka habitur për mirë me shkrimin e saj të fundit ku ka krahasuar me cinizëm shkrimtarin më të madh shqiptar Ismail Kadare me shkrimtarin shovenist austriak dhe mbështetësin e kasapit të Ballkanit, Peter Handke.
“Çmimin NOBEL vështirë se do e marrë Ismail Kadare. Akademia suedeze nuk ka nevojë për një debakël të dytë Handke,” shkruan Martin Ebel për Süddeutsche Zeitung. “Rastet janë diametralisht të kundërta. Handke u përfshi në partinë e luftës serbe pa nevojë. Kurse Kadareja në Shqipëri kaloi dekada nën regjimin arkaik-diktatorial Hoxha, të lavdëruar dhe të ndaluar, të caktuar në parlamentin fiktiv dhe u internuan mijëra persona në kooperativat bujqësore”.
Megjithatë, “ai mbijetoi – dhe fshehu mesazhe për të tashmen në romane enigmatike historike. Kadare ka kohë që i përket letërsisë botërore edhe pa Çmimin Nobel, të cilin juritë e tjera të rëndësishme si Man Booker (2005) ose juria e Princi i Asturias (2009) ia kanë konfirmuar atij”.
Më tutje media gjermane tregon fraza dhe temën nga romanet e fundit të Kadaresë, por edhe romanit autobiografik të tij – Kronikë në gur./Foldrejt.com