Ministri i brendshëm gjerman Horst Seehofer po humbet mbështetje në partinë CSU dhe te gjermanët në përgjithësi, mëgjithatë ai ka gjetur miq të ri – dhe atë mbi Ballkanin, shkruan ekskluzivisht prestigjiozja e Frankfurtit, FAZ.net. Ai me ngulm mbështet dhe lobon për lëvizjen e lirë të kosovarëve në zonën Shengen, përcjell foldrejt.com.
Por pavarësisht se Parlamenti Europian votoi për liberalizimin e vizave me Kosovën, ka shumë shtete që janë kundër liberalizimit – sikur të bëhej fjalë për anëtarësimin e vendit në BE. Veçanërisht kundër liberalizimit të vizave është Franca, por edhe Austria e popullistëve pro-rusë të FPÖ, Belgjika dhe Hollanda. Banorët e Kosovës shpresojnë që “ministri i brendshëm gjerman Seehofer të bëjë kthesën te këto shtete.”
Takimi i radhës i ministrave të brendshëm europianë është në qershor. Numri më i madh i diasporës shqiptare të Kosovës jetojnë në Gjermani – ku sipas statistikave rreth 220 mijë kosovarë jetojnë në Gjermani, përcjell foldrejt.com.
Ministri i brendshëm gjerman Seehofer njihej për deklarata anti-emigracion dhe solli edhe përplasjen mes tij dhe kancelares Angela Merkel. Por duket se diçka ka shtyrë të ndryshojë mendim. Në bisedën me kryeministrin Ramush Haradinaj në prill, ai duhet të ketë thënë se me politikën e tij pro-liberalizimit, padyshim që do shqetësonte administratën e tij të brendshme – kjo pasi shqiptarët kanë klane mafioze në Gjermani.
Gjithsesi, tani Horst Seehofer është ai që nëpër letra lajmëron të tjerët se Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizim të vizave dhe se Kosova duhet të shpresojë për liberalizimin./Foldrejt.com