Duket se presidenti francez Emannuel Macron është më i afërt se çduhet me rusët dhe se deklaratat e tij rreth NATO-s janë më se të sinqerta. Vetëm pak javë pasi deklaroi se NATO është në “vdekje klinike” dhe se nuk besonte në Artikullin 5, tashmë vjen goditja e dytë prej tij. Macron u ka ofruar hapur rusëve një plan moratoriumi për raketat bërthamore me rreze të mesme veprimi, informon foldrejt.com.
Në letrën e Macronit dërguar presidentit rus Vladimir Putin, që e disponon ekskluzivisht media gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, Franca ka dalur kundër 29 shteteve anëtare të NATO dhe kërkon që moratoriumi për raketat bërthamore të vlejë me rreze deri 500 kilometra. Kurse diplomatët perëndimorë janë të bindur se kjo marrëveshje nuk ka funksionuar me Rusinë dhe se kjo e fundit ka ndërtuar edhe raketa me rreze veprimi deri 2000 kilometra- si raketa ruse SSC-8.
Dashuria ruse e Macronit
Në librin e tij për fushatën zgjedhore “Revolution”, prej në nëntor 2016, Macron theksoi se politika europiane kundrejt Rusisë nuk duhet të diktohet nga SHBA. “Rusia historikisht dhe gjeografikisht është në Europë dhe ne duhet ta potencojmë më shpesh këtë.”
„Raportet me Rusinë duhet ti vendosim nga e para,” shkruante ai atëherë. Edhe gjatë takimit me Putinin, ai fliste për një Europë nga Lisbona deri në Vladivostok.
Ky dokument i Macronit botohet pikërisht sot, e enjte, kur ai duhet të takohet me Sekretarin e përgjithshëm të NATO, Jens Stoltenberg./Foldrejt.com