Prestigjiozja gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung u shtohet një sërë mediash perëndimore që lavdërojnë qeverinë e re socialdemokrate të Maqedonisë së Veriut, veçanërisht për kurajon e gjetjes së zgjidhjes së kontestit të emrit me Greqinë dhe rrugën e reformave, përcjell foldrejt.com.
Sipas FAZ, Maqedonia e Veriut e meriton të shpërblehet me fillimin e negociatave në fund të qershorit, por në të njëjtin artikull Shqipëria nuk përmendet – vend i cili poashtu pret të fillojë hapjen e negociatave.
Në lidhje me Serbinë, FAZ shkruan se për aq kohë sa në Serbi mediat e kontrolluara nga Vuçiqi shpifin kundër Bashkimit Europian Serbia, nuk e ka vendin në BE. Për aq kohë sa shumica e duan Rusinë kurse BE-në e quajnë një shoqatë të miqve të shqiptarëve, Serbia nuk është kandidate e përshtatshme. Ndërsa 84 për qind e njerëzve në Kosovë mbështesin BE-në, 83 për qind në Shqipëri dhe 59 për qind në Maqedoninë e Veriut, në Serbi janë vetëm 29 për qind.
Më tutje media gjermane tregon se edhe shtetet e treta kërkojnë ndikim në Ballkanin Perëndimor, andaj duhet të ketë kujdes se mos mbylljen e plotë të perspektivës europiane./Foldrejt.com