Sot (e martë) Komisioni Europian vendos nëse do hap negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore. Probleme më të mëdha Shqipëria shfaq me Francën dhe Hollandën, të dyja shtetet të cilat kategorikisht janë kundër çeljes së negociatave me Tiranën zyrtare – kurse për Shkupin zyrtar janë bërë premtime pas “dyerve të mbyllura” se negociatat hapen në fund të shtatorit 2019.
Në lidhje me këtë, ku Shqipëria privohet nga kjo e drejtë, media gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitun (F.A.Z) bën me dije se nëpër zyrat e Shkupit diskutohet kërcënimi i kryeministrit shqiptar Edi Rama – në rast se Maqedonia e Veriut fiton çeljen e negociatave, kurse jo edhe shteti i tij.
Atëherë “ai do të përditësojë çështjen e Shqipërisë së madhe – të bashkimit mes Shqipërisë me Kosovën dhe territoret tjera ku ka shqiptarë si në Maqedoninë Veriore”, përcjell ekskluzivisht foldrejt.com.
Sipas F.A.Z. kryeministri Edi Rama me këtë retorikë të përdorur shpesh edhe në të kaluarën, bën me dije se është i gatshëm të luajë me zjarrin dhe cënon nderin e shtetit fqinj./Foldrejt.com