Shqipëria është një vend plot sekrete, kulturë emocionale dhe natyrë të paeksploruar. Një udhëtim zbulimi drejt “njollës të bardhë” mbi hartën e Europës, shkruan fillimisht media gjermane NDR.de. Më tutje kjo media tregon për “shqiponjat, nga ku e ka marrë emrin vendi”, përcjell foldrejt.com.
Shqiponja është zotëruesi i alpeve veriore të Shqipërisë.
Krahas shqiponjës që është “kryepersonazh” në këtë film, parakalojnë edhe shpezë dhe kafshë tjera, që gjallërojnë zonat më jugore të vendit si pelikanët, flamingot etj. në lagunën e Karavastasë, një park kombëtar i rëndësishëm i vendit të shqipeve.
Një vend me diversitet të rrallë natyror brenda një hapësire jo të madhe, Shqipëria ka 15 parqe nacionale që përbëjnë 7 për qind të të gjithë territorit, vërejnë autorët.
Përveç kësaj, në dokumentarin 43 minuta flitet edhe për botanikën e pasur të alpeve shqiptare./Foldrejt.com