Përherë të parë në Kosovë fitojnë dy parti që nuk kanë qenë pjesë e ish udhëheqësve të luftës. Të dyja kanë paralajmëruar për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin, shkruan në fillim prestigjiozja gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, përcjell foldrejt.com.
Prej Luftës 1999, Kosova në një farë forme ka qenë e qeverisur me sëpaku një parti që kishte dalur nga UÇK-ja, por miti i tyre prej çlirimtarëve do zbehej pas pavarësisë 2008, ku rreth 200 mijë kosovarë do kërkonin azil vendeve të BE-së. Qeverisja e tyre akuzohej për nepotizëm, korrupcion.
Tashmë vendi ka votuar dy figura që vlejnë të pastra – ish udhëheqësin e studentëve Albin Kurti dhe juristen Vjosa Osmani.
“Mësuesi i Albin Kurtit është Adem Demaçi dhe ai në vitet 90-ta kishte lidhje me UÇK-në, por nuk ishte pjesë e klikës, të cilët pas përfundimit të luftës e shfrytëzuan lavdinë e kryengritjes për të plaçkitur Kosovën,” shkruan në fund FAZ./Foldrejt.com