Pas krizës së shkaktuar prej virusit në shumë shtete pritet recesion ekonomik. Por ka shtete si Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Kroacia, ku partitë qeveritare si pasojë e recensionit ekonomik, kërkojnë sa më parë zgjedhje të reja, shkruan media gjermane Frankfurter Rundschaue, përcjell foldrejt.com.
Në Serbi qeveria kërkon zgjedhje në 21 qershor, kurse opozita për shkak të krizës korona kërkon që ata të shtyhen në vjeshtë. Me kontrollin e mediave nga qeveria dhe opozitën e përçarë, është e vështirë të mendohet humbja e Vucic.
Ngjashëm ndodh edhe në Maqedoninë e Veriut, ku SDSM e Zoran Zaevit kërkon zgjedhje në 14 qershor, kurse partia populliste VMRO kërkon të shtyhen pasi “shëndetësia e qytetarëve ka prioritet.”
Në Kroaci, katër muaj përpara mbarimit të legjislacionit, partia qeveritare HDZ kërkon zgjedhje të reja. Kryeministri Plekovic kërkon direkt që Gjendjen e Jashtëzakonshme ta zëvendësojë me zgjedhje të reja.
Me këtë pretekst, media gjermane thekson se sa më parë të mbahen zgjedhje, aq më shumë mund të profitojnë partitë qeveritare./Foldrejt.com