Bashkimi Europian tregohet shumë bujar financiarisht me Ballkanin Perëndimor, por në anën tjetër, politikisht tregohet e matur. Ajo ndihmon me miliona euro vendet e Ballkanit për të luftuar virusin Korona, megjithatë hesht kur flitet për politikat e zgjerimit. Për anëtarësimin e plotë të vendeve në BE, nuk bisedohet më prej disa vitesh, shkruan Frankfurter Allgemeine Zeitung, përcjell foldrejt.com. Kjo ndikuar edhe nga lufta e brendshme në BE, tashmë edhe me Kovid19.
Por kjo nuk duhet të jetë një dramë. Tashmë duhet të flitet me karta hapur. Politika e zgjerimit është një letër pa përmbajtje. Duhet të bëhet e ditur se nuk do ketë anëtarësim në BE për vitet e ardhshme. Por në vend të anëtarësimit të plotë, që do dukej shumë atraktive për të dyja palët, tashme pse të mos diskutohet për një partneritet të privilegjuar dhe të fuqishëm mes Ballkanit Perëndimor dhe BE?, përcjell foldrejt.com, pyetjen retorike të FAZ.
Duhet të punohet më shumë në atë, se çfarë duhet të veprohet që të ndalohet autoritarizmi në rajon dhe forcimi i konkurrencës gjeopolitike në portat e BE. Vetë paralajmërimi i BE, që industria europiane në të ardhmen do sjell prodhimin nga Azia në kontinentin e saj, është një dritë për rajonin e Ballkanit Perëndimor./Foldrejt.com